Historiku

Themelimi

Fabrika “AGI11” Sh.p.k është themeluar në vitin 2010 pas një eksperiencë prej 12 vitesh në itali ne sektorin e perpunimit te qumështit. Më pas menduam ta sillnim këtë përvojë edhe në vendin tonë.

Në fabrikën tonë prodhohen 15 lloje djathrash me teknologji italiane, duke përdorur fermente bakteriale italiane. Produktet tona prodhohen me qumësht të cilësisë së lartë nga stallat e vendit dhe të kontrolluar pranë laboratorit tonë të analizave të qumështit.

Fabrika jonë prodhon mozarela origjinale për piceritë. Furnizojmë çdo ditë piceritë më prestigjoze në vend me djathin mozarela në Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë, Elbasan, Krujë dhe Sarandë.